Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit.
Ai tha se anketat epidemiologjike kanë treguar se nuk ka rrezik dhe nuk nevojiten masa shtesë.
Me këtë rast në Maqedoni, deri tani ka pasur vetëm dy persona të cilët janë infektuar me mutacionin indian. I pari u infektuar në fillim të qershorit gjatë qëndrimit në Irak.
“Para dy ditëve kishim mbledhje në kuadër të procesit të Berlinit me ministrin gjerman të Shëndetësisë dhe gjithë ministrat e Ballkanit Perëndimor. Ka frikë nga lloji indian ose ndonjë formë tjetër për shkak të pasigurisë. Por e rëndësishme është se vaksinat mbrojnë nga forma e rëndë e sëmundjes ose nga vdekja. Deri tani anketat epidemologjike kanë dëshmuar se nuk ka rrezik dhe me këtë nuk duhet të ketë masa shtesë”, tha Filipçe./Telegrafi/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit