Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në konferencën e dytë për shtyp për media publikoi rezultatet e testimit të 12 personave për koronavirus.
“Nga të gjithë personat e testuar sot, dy persona kanë dalë pozitiv me virusin, të dy janë nga Dibra që kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të infektuarit tjerë nga Dibra, personat e tjerë që jetojnë me ta janë negativë, por do të jenë në trajtim në shtëpi, ata nuk do të shtrohen në spital”, tha Filipçe.
Filpçe apeloi edhe një herë që të gjithë personat që kanë probleme kronike duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë çfarëdolloj kontakti me njerëzit e tjerë.
Duhet të evitohet edhe shkuarja te mjeku amë nëse nuk është e patjetërsueshme. Ndërsa të gjithë mjekëve u janë pezulluar çfarëdolloj pushimi në këtë periudhë po ashtu edhe raportet mjekësore./telegrafi
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...