Google ADS

Filipçe: Edhe 9 raste të reja në Maqedoni që e rrit numrin në 85 me coronavirus

14:06 | 21 Mars 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një postimi në Facebook informoi qytetarët rreth gjendjes me coronavirusin në vend.

Sipas Filipçes për momentin në vend ka edhe nëntë raste të reja me coronavirus në Maqedoni. Numri i përgjithshëm arrin në 85 raste.

Ministri thotë se vetëm një grua është në gjendje të rëndë dhe në përkujdesje intensive kurse tre tjerë janë në stadin e pneumonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, Filipçe njofton se këto raste janë nga Shkupi, Ohri, Dibra dhe Shtipi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme