Filipçe: Donacion prej një milionë denarëve për furnizim qendror të oksigjenit në spitalin modular në Kavadar

13:34 | 19 Dhjetor 2020
A. B.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot ishte për vizitë në Kavadar me rastin e donacionit nga Fondacioni “Nikolla Jançev” në vlerë prej një milionë denarëve për sigurimin e furnizimit qendror të oksigjenit për spitalin modular në Spitalin e përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar Kavadar.

Në prani të kryetarit të komunës së Kavadarit, Mitko Jançev dhe drejtorit të spitalit Dime Kocev, ministri Filipçe u falënderua për këtë akt të përgjegjësisë së lartë shoqërore dhe vuri në dukje se falë njohjes së rëndësisë në këtë moment do të ndihmojë atje ku është më e nevojshme, dhe ky është sistemi shëndetësor.

Spitali në Kavadar, sipas kumtesës së sotme nga Ministria e Shëndetësisë, me vite të tëra njihet për ekspertizën e tij. Ai përfshin një rajon me mbi 100 mijë banorë, jo vetëm nga Kavadari, por nga të gjitha qytetet përreth.

Të ngjashme