Filipçe: Do të propozojmë mbyllje të plotë për festën e 1 majit

16:32 | 27 Prill 2020
L G

Nesër në seancë qeveritare do të merret vendimi për atë se sa do të zgjasë ora policore gjatë festës së 1 majit. Qëndrimi i ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, është që e gjithë fundjava duhet të jetë e mbyllur, sikur në festën e Pashkëve.

Filipçe tha se do t’i propozohet Qeverisë që të ketë orë policore prej të premten, deri të hënën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në mbledhjen e sotëm unë e kam dhënë mendimin tim, që është edhe mendim i Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili me konsensus thekson se fundjava duhet të jetë plotësisht e mbyllur, siç ishte për Pashkët, prej të enjten në mbrëmje deri të hënën në mëngjes”.

“Në ndërkohë kam parë disa reagime të ministrit Naqe Çulev, dhe mendoj se nuk duhet të flasim për mendim personal, ose dëshirë, por për mendim të bazuar në njohuritë e profesionistëve”, tha Filipçe.

Ai shtoi se ky propozim do të shqyrtohet nesër nga Qeveria dhe siç tha, do të dëgjohen mendimet e të gjithë ministrave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme