Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe tha se ekspertët e imunizimit përgatisin heqjen e lejes për hyrje në restorante dhe ngjarje të tjera për personat që kanë pranuar vetëm një dozë të vaksinës nga coronavirusi.
“Hyrja do të lejohet vetëm për personat që janë vaksinuar plotësisht”, tha Filipçe.
Ai shtoi se ekspertët kanë takime pune dhe se për një muaj do të lihet afat në mënyrë që qytetarët të imunizohen plotësisht.
“Qëllimi i ashpërsimit të masës është që sa më shumë qytetarë ttë vaksinohen”, tha Filipçe.
Ndryshe, masa që vetëm të vaksinuarit me të paktën një dozë të mund të hynë në kafene hyri në fuqi më 16 gusht./Telegrafi/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje