Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë vizitës së sotme në Spitalin Klinik në Shtip, në një deklaratë për media informoi se 7.600 punonjës të shëndetit publik që punojnë me pacientë do të marrin një shpërblim të menjëhershëm prej 30 mijë denarë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ne jemi duke investuar në infrastrukturë, pajisje mjekësore, në punëtorë shëndetësorë duke rritur pagat. Pas zbatimit të kësaj politike, tani për festat e Vitit të Ri të gjithë punonjësit në institucionet shëndetësore publike që punojnë me pacientë Covid, që janë mjekë, infermierë, personel ndihmës, ndihmës të ndihmësve, transportues, teknikë që punojnë në ato departamente ku trajtohen pacientët me Covid-19 do të marrin shpërblim një herë”, tha Filipçe.
Ai shtoi se bëhet fjalë për 7.600 punonjës në shëndetin publik të cilët do të marrin nga 30 mijë denarë secili.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...