Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se me ndihmën e Bankës Botërore do të furnizohen testet më të reja për coronavirus që japin rezultat brenda 15 minutave.
“Tani jemi në fazën kur me ndihmë nga Banka Botërore do të furnizojmë testet më të reja që janë shumë të shpejta dhe do të dërgohen në spitale. Bëhet fjalë për teste që japin rezultate brenda 15 minutave”, tha Filipçe.
Ai tha se është bërë analiza e vdekshmërisë nga COVID-19 dhe sipas tij, kjo analizë tregon se ka një përqindje të madhe e rasteve të vdekjes janë në ditët e para pas pranimit në spital.
“Në përqindje të madhe pacientët paraqiten vonë në spital. Një përqindja e madhe vendos të shërohet në shtëpi”, tha Filipçe i cili shtoi se trajtimi i pacientëve është identik si në vendet evropiane./Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?