Filipçe: 50 për qind e të testuarve në Maqedoni i takojnë llojit britanez të coronavirusit

21:18 | 17 Shkurt 2021
A. B.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se sipas informacioneve më të reja, 50 për qind e të testuarve kanë qenë të llojit britanik të coronavirusit.

“Me përqindje të madhe, të tetuarit nga janari e këtej dhe sipas informacioneve më të reja, 50 për qind e të testuarve i takojnë llojit britanez”, tha Filipçe.

Ai shtoi se për këtë shkak janë të kujdesshëm me zbutjen e masave për shkak se pacientët me këtë lloj me shpesh e bartin virusin.

“Deri tani në Maqedoni janë zbuluar 30 mutacione të coronvirusit”, tha Filipçe./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme