Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se kanë rezultuar pozitiv 7 të prekur të tjerë me koronavirus në vend. Sipas ministrit Filipçe nga 38 të testuar për koronavirus, pozitiv janë 7 persona, 3 nga Dibra dhe 4 nga Shkupi. Të gjithë ndodhen në gjendje stabile, përveç dy rasteve me pneumoni të moderuar. “Deri më tani janë regjistruar gjithsej 11 raste të reja me koronavirusi. Numri i personave të infektuar me virus në vend deri në orën 21:00 është 42. Gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme. Dy nga pacientët kanë pneumoni të moderuar. Aktualisht janë duke u testuar edhe 22 persona të tjerë, rezultate pritet të dalin sot – shkruan Filipçe në Facebook./Klan Macedonia/
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...