Gjykata Penale sot po zhvillon seancë publike pas ankesës së ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov për masën e paraburgimit që iu caktua gjatë aktgjykimit për rastin “Titanik 2”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai tha se qëndron në parashtresën me shkrim kundër ankesës së Sasho Mijallkovit, me të cilën propozon që të refuzohet në tërësi si e pabazë.
“Mbrojtja pretendon se Gjykata ka caktuar gabimisht dhe jo plotësisht masën. Duhet të theksoj se mbrojtja përdor terminologjinë që Ligjit i ri për procedurë penale nuk e njeh. Absurd janë sulmet e mbrojtjes. Prokuroria nuk ka nevojë të konfirmojë se ka procedura të tjera kundër të cilave Mijallkov është i akuzuar, i cili është i njohur në përgjithësi”, tha Fetai.
Në rastin “Titanik 2” Mijallkovi u dënua me tre vjet burg, ndërsa përveç tij me burg u dënuan edhe Menduh Thaçi (3 vjet e dy muaj), Bedredin Ibraimi (4 vjet e 6 muaj), si dhe me nga tre vjet ish-anëtarët tjerë të KSHZ-së Sasho Srcev, Vllatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska.
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...