Me rastin e festës së Fitër Bajramit kreu i Bashkësisë Fetare Islame në republikën e Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu ka theksuar rëndësinë e kësaj feste duke nënvizuar se bëhet fjalë për një simbol të kryerjes së amanetit të besuar nga Zoti.
“Ky Ramazan i bekuar, ishte bashkë me ne në momentet më të vështira që solli sëmundja e rrezikshme Covid-19 dhe bashkëjetoi me ne gjatë tërë ditëve të agjërimit. Kjo bëri që të jetë një vlerë edhe më e madhe për besimtarin, sepse ne bëmë një luftë të dyfishtë, ajo kundër shejtanit të mallkuar dhe tjetra në përpjekjet tona për të dhënë kontribut në zbehjen dhe evitimin e prekjes nga virusi.
Andaj, sot po i drejtohemi të Madhit Zot me lutje të pranojë agjërimin tonë, ibadetet tona, duatë tona, lëmoshat tona, të gëzojë zemrat e të gjithë njerëzve anembanë globit, t’i shpëtojë dhe t’i ngritë të dobëtit, t’i pajtojë zemrat e njerëzve me qëllim për të jetuar në paqe e harmoni, t’i shërojë zemrat dhe plagët e familjeve të viktimave që solli sëmundja e rrezikshme dhe të forcojë unitetin tonë për të mirën e familjeve tona, popullit tonë dhe gjithë gjinisë njerë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata