Google ADS

Fetahu 10-vjeçar nga Tetova, bëhet me kulm mbi kokë (FOTO/VIDEO)

21:43 | 13 Maj 2017
Arbresh.info

Humanisti Halil Kastrati, ka marrë rrugën nga Kosova për në Tetovë për ta ndihmuar vogëlushin 10-vjeçar, Fetah Muharremi, i cili ndodh të kalojnë dy ditë pa bukë.
Kastrati, përmes profilit të tij në Facebook, ka publikuar foto së bashku me Fetahin. Ai ka shkruar se po angazhohet që këtë familje ta bëjë më banesë.

“Nuk kthehemi në Prizren pa i rehatu”, ka shkruar Kastrati.

Ndryshe, dje mediat kanë raportuar për rastin e jetimit 10 vjeçar nga Tetova, Fetah Muharemi, i cili ka problem që ta sigurojë kafshatën e gojës.

Dhe, fati deshi që qëllimi të realizohet lehtë, fal kontributit të shkupjanëve Osman Demiri dhe Ali Gërqeci.

“Banesa është blerë 43 mijë euro, është e re me 63 metra katrorë”, ka shkruar ai. /Telegrafi

screenshot_21

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme