Një festë beqarie e vajzave, ka përfunduar me fatalitet për një 22-vjeçare nga Kumanova në Maqedoninë e Veriut. E reja po festonte me shoqet e saja në pishinën e një hoteli në Shkup dhe ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarjen e ka njoftuar për mediat, Ministria e Brendshme maqedonase.
“Më datë 22 korrik 2022, 11 minuta pas mesnate, në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, u denoncua se në objektin hotelerik në rrugën “Qurinçska”, konkretisht, Hotel Bushi, ka vdekur 22-vjecarja me iniciale L.S. nga Kumanova”, thuhet në njoftim.
22-vjeçarja, sapo ka dalë nga pishina ka marrë telefonin e saj, i cili ka qenë në proces karikimi. E reja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...