Fituesi i çmimit Nobel për fiziologji dhe mjekësi, amerikano-shqiptari Ferid Murad me origjinë nga Gostivari, po qëndron për vizitë në Maqedoni.
Këtë mëngjes, ai u takua me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe me ministrin e diasporës Edmond Ademi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga konferenca e shtypit të Qeverisë, gjatë takimit u bisedua për vizionin e Qeverisë për shoqërinë multietnike gjegjësisht “Një shoqëri për të gjithë”, për proceset reformuese, përmirësimin e lidhjeve me vendet fqinjë, si dhe për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë.
Nobeisti Murad, gjatë takimit, me kryeministrin Zaev i sugjeroj propozime konstruktive për përmirësimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor, si dhe hapjen e qendrave shkencore dhe kërkimore, duke ndarë praktikat nga SHBA dhe më shumë vende nga bota, ku ai ka punuar, ku ai është përmirësuar dhe ku ka qenë profesor në disa universitete.
Ferid Murad është mjek dhe farmacist me famë botërore që fitoi çmimin Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi në vitin 1998.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...