Fatmir Izairi do të jetë kandidati i BDI-së për Komunën e Zhelinës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shkruar se pas dakordimit me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, janë pajtuar që ai të jetë kandidati për kryetar të Zhelinës.
“Sot u dakorduam me propozimin e kryetarit Ahmeti, për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Zhelinës nga radhët e BDI-së. Ky propozim sigurisht duhet të aprovohet në degë dhe këshillin e përgjithshëm! Na priftë e mbara!”, (sic) ka shkruar Izairi.
BDI akoma nuk i ka zyrtarizuar kandidatët të cilët do të jenë në garë për zgjedhjet komunale në vjeshtë.
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...