Shumicës parlamentare nuk i shpejtohet për ndryshimet kadrovike në Qeveri dhe për marrjen e mandatit të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Data 7 qershor do të jetë dita kur do të fillojë “lufta” e deputetëve të pozitës dhe opozitës për të marrë mandatin e Nikolla Gruevskit. Këtu duhet të bëhet me dije rezistenca e deputetëve të OBRM-PDUKM-së në Kuvend, për të ruajtur mandatin e deputetit për ish-shefin e tyre.
Gjithashtu, pas 7 qershor do të fillojnë edhe ndryshimet në Kuvend, ku duhet të votohen ndryshimet në Qeveri pas “fshesësh” së kryeministrit Zoran Zaev.
Përndryshe, në komisionin për mandate në Kuvend është votuar nevoja për marrjen e mandatit të Gruevskit, kurse në anën tjetër, ndryshimet kadrovike nëpër institucione kanë filluar.
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...