Pas skandalit të publikimit të emrave dhe adresave të personave të infektuar me koronavirus në fund të muajit të shkuar, europarlamentarja Tanja Fajon tha se Mali i Zi nuk është më vendi shembullor për demokracinë dhe rrjedhimisht edhe si kandidat për anëtarësim në BE.
“Montenegro ka qenë në shumë aspekte një vend shembullor mes kandidatëve për në BE, por nuk është më kështu”, tha europarlamentarja duke shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit.
Ajo shtoi më tej se asnjë krizë, përfshi dhe ajo shëndetësore e Covid-19, nuk mund të justifikojë uljen e standardeve demokratike. Shkelja e privatësisë së qytetarëve në portalin zyrtar të qeverisë dhe konflikti me Kishën Ortodokse Serbe do të mbahen mend gjatë epidemisë së koronavirusit, deri në zgjedhjet e tetorit.
Edhe në raportin e organizatës amerikane Freedom House, Mali i Zi ishte quajtur “regjim hibrid” në zonën gri, mes demokracisë dhe autokracisë së hapur.
Por megjithë kritikat ndërkombëtare ndaj udhëheqjes së vendit dhe mungesës së progresit në anëtarësimin në BE, ekspertët thonë se partia e udhëheqësit të vjetër Milo Djukanovic, prej rreth 30 vjetësh ne pushtet, do të fitojë përsëri zgjedhjet parlamentare të tetorit.
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...