Policia serbe në Beograd ka evakuuar anëtarët që kanë qenë më 29 mars në parlament, pasi një person jashtë ndërtesës ka kërcënuar se do të hedhë veten në erë.
Mediat lokale kanë raportuar se personi ka qenë i armatosur me bombë dhe armë zjarri, mirëpo ka qenë i rrethuar nga zyrtarë të sigurisë pas një ore negociatash.
Personi më pas është dërguar në spital për vlerësim të gjendjes mendore.
Raporte të pakonfirmuara kanë thënë se burri ka qenë ish-ushtar serb dhe ka tentuar të fitojë vëmendje për një rast ligjor në të cilin është i përfshirë.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...