Ministria e Punëve të Jashtme e njofton se nëntë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët u gjetën në zonën e goditur nga tërmeti (tetë nxënës dhe mentori/mësimdhënësi i tyre, të cilët qëndrojnë në Republikën e Turqisë përmes programit “Erasmus Plus”), janë larguar nga zona e prekur nga tërmeti dhe janë rrugës për në Ankara.
Nga MPJ thonë se në organizim të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Ankara, me dy automjete, studentët do të mbërrijnë në kryeqytetin turk gjatë ditës. Prej këtu studentët do të drejtohen për në Stamboll, ku ofrohet akomodim i përkohshëm, deri në nisjen e tyre për në vend, që është planifikuar të bëhet gjatë ditës së nesërme. Mes tyre janë edhe dy nxënësit e lënduar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Sipas informacioneve të fundit (të marra sot në orën 08:30), në tërmetin shkatërrues, që goditi Turqinë juglindore, mbi 3300 shtetas turq kanë humbur jetën, mbi 20 mijë u plagosën dhe më shumë se gjashtë mijë ndërtesa u shkatërruan. Për momentin nuk ka asnjë informacion të ri nga Ambasada në Ankara dhe Konsullata e Përgjithshme në Stamboll për shtetas tjerë tanë që janë të rrezikuar ose që kanë nevojë për ndihmë. Përfaqësitë tona, mbeten të hapura për ndërhyrje të mundshme nëse lind nevoja”.
“Shfrytëzojmë rastin të theksojmë edhe një herë se misionet tona diplomatike në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, në numrat e telefonit: +905394569710 në Ankara, +905456149777 në Stamboll dhe + SOS telefon i MPJ-së në Shkup, +38975273732”, thonë nga MPJ Maqedoni.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë