Marrëveshja e Prespës po zbatohet me ritëm më të ngadaltë se sa parashikohej. Procesi zvarritet më së shumti nga pala greke. Kështu vlerësojnë nga Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” dhe nga organizata greke “Eliamep”. Një vit pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, komisioni i përbashkët i ekspertëve akoma nuk ka dhënë asnjë rezultat nga rishikimi i teksteve të historisë. Ende po pritet për vendimin e Qeveria greke të Micotakisit lidhur me përbërjen e komisionit.
Zbatimi është në rrjedhë e sipër, mbase është më e ngadalshme sesa zbatimi i pritur. Ajo që mund të konkludohet është se ana maqedonase punon pak më shumë në zbatimin e Marrëveshjes. Pala greke më ngadalë, por shpresojmë që të dy palët të jenë konstruktive dhe zbatimi të mos ndalet, para së gjithash në kontekst të evropeizmit të Maqedonisë, marrjes së datës për negociata me BE-në – tha Ivan Stefanovski, Qendra për Strategji “Eurothink”.
Fatkeqësisht, akoma po presim që Qeveria greke të caktojë anëtarët e rinj të komisionit ose të konfirmojë se do të mbetet përbërja e njëjtë e palës greke në komision, në mënyrë që komisioni të rifillojë punën. Është shumë e rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy shteteve – deklaroi Janis Armakolas, Organizata “Eliamep”.
Armakolas i cilëson joreale paralajmërimet e OBRM-PDUKM-së për rishikim të marrëveshjes me ardhjen eventuale në pushtet. Sipas tij, nëse Qeveria e ardhshme e Shkupit nuk do të angazhohet për marrëveshjen, Qeveria e Athinës do t’i rikthehet bllokadës së negociatave për anëtarësim në BE. Ndonëse Marrëveshja e Prespës vazhdon të jetë temë gjatë fushatës parazgjedhore të partive në Shkup, gazetarja greke, Aleksandra Vuduri thotë se në Athinë kjo temë është konsumuar tashmë.
Nuk flasim më për Marrëveshjen e Prespës, për shkak se në agjendë të opinionit është çështja e migrimit, që është bërë problem shumë i madh për Qeverinë në Athinë dhe kuptohet se në çështjet e politikës së jashtme marrëdhëniet tona me Turqinë janë në tension të lartë – theksoi Aleksandra Vuduri, Radio Stacioni i Athinës.
Marrëveshja e Prespës e cila i dha fund kontestit shumëvjeçar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë nga pjesëmarrësit në debat u cilësua si shembull për zgjidhjen e kontesteve të tjera në rajon./Alsat/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...