Eurodeputetët Vajgëll, Flekeshtajn dhe Kukan sot në Shkup

09:43 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet Konferenca e 13-të e Komisioneve parlamentare për çështje dhe integrime evropiane të shteteve të përfshira me procesin për stabilizim dhe asocim nga EJL – Kosap.

Folës të ftuar të konferencës janë edhe treshja e eurodeputetëve Ivo Vajgëll, Knut Flekeshtajn dhe Eduard Kukan.

Konferenca ka dy sesione, për Perspektivat Evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për sundimin e së drejtës në Ballkanin Perëndimor.

Në hapjen do të flasë kryetari i parlamentit Talat Xhaferi, ndërsa si folës mysafir në sesionet përveç treshes së eurodeputetëve janë paralajmëruar edhe euro ambasadori Samuel Zhbogar, Kristian Vigenin, kryetar i Komisionit për çështje evropiane dhe kontrolle të Fondeve Evropiane, ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhes Bejli, si dhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe Drejtësisë, Nikolla Dimitrov dhe Bylent Saliji.

Organizator është Komisioni parlamentar për çështje evropiane. Kryetari i Komisionit Artan Grubi thotë se konferenca bëhet mes periudhës së publikimit të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor nga KE-ja, pas vizitës së presidentit të BE-së Zhan – Klod Junker në Maqedoni që të bëhet një lloj presioni që Maqedonia të marrë raport pozitiv për përparimin dhe rekomandim të pastër për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE

 

Të ngjashme