Anëtarët evropian të Komitetit të përzier të parlamentar Republika e Maqedonisë së Veriut-BE kërkuan që hapja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut të bëhet para zgjedhjeve në vend, informon AIM nga Strasburgu.
Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitet, Andreas Fieder, theksoi se aktualisht BE ka një rol historik “të lejojë gjeneratat e reja të Maqedonisë së Veriut të bëhen anëtare të plota të BE-së, pasi një gjeneratë tashmë është e humbur”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk ka asnjë alternativë,” tha ai në takimin e Komitetit të përbashkët parlamentar.
Deputeti bullgar Alexander Jordanov i kërkoi BE-së të vendosë për datën e fillimit të negociatave të anëtarësimit përpara mbajtjes së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, “për të qetësuar qytetarët e vendit”.
Deputetja Betianne Kitev shprehu mirënjohje për eurodeputetët për miratimin e rezolutës urgjente të Parlamentit Evropian pas vetos franceze për fillimin e negociatave, duke riafirmuar mbështetjen e tyre për zgjerimin.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...