Fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Serbi po i vjen fundi, dhe të gjithë kandidatët janë duke përdorur hapësirë në media për të “reklamuar” veten para heshtjes zgjedhore.
Dhe sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, vëmendja më e madhe është duke iu kushtuar kryeministrit aktual, Aleksandar Vuçiq, kandidat presidencial në Serbi, i cili pothuajse është prezent në të gjitha mediat në Serbi.
Njësoj kishte qenë edhe gjatë ditës së enjte, kur Vuçiq ishte i ftuar në një studio televizive, ku ka pasur edhe një incident të pakëndshëm.
Gjegjësisht, një i ri në audiencë nuk është ndjerë mirë, i cili është rrëzuar edhe nga karriga ku ishte i ulur.
Pas kësaj ka qenë vetë Vuçiq që ka ndihmuar këtë djalë dhe ka bërë thirrje me zë të lartë që të ndërpritet regjistrimi.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...