Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përsëri inicioi aktivitete për mbrojtjen dhe akomodimin e personave të pastrehë në vendbanime të cilët gjenden pranë Kalasë, shumë prej të cilave janë fëmijë, sepse në periudhën e dimrit temperaturat janë të ulëta dhe ekziston rreziku për jetën dhe shëndetin e këtyre personave.
Për të siguruar strehim përveç kapacitetit të Qendrës për personat e pastrehë Shkupi, përdoren edhe kapacitetet ekzistuese të institucioneve të mbrojtjes sociale që aktualisht janë të papërdorura.
Brenda këtyre aktiviteteve, gjatë muajit nëntor, është bërë një hartë e lokacionit të quajtur ndër Kalanë, ku shumica e këtyre familjeve janë grupuar së bashku dhe janë vendosur në objektet e një institucioni të mbrojtjes sociale. Aktualisht, në kujesje janë 85 persona, 49 prej të cilëve janë fëmijë.
Aktivitete të tilla u ndërmorën gjatë dimrit 2017/2018, kur rreth 120 persona u vendosën në objektet e institucionit të mbrojtjes sociale, me të cilën të njëjtit u përfshinë në Pilot programin për mbështetje të Jetesës. Qëllimi i këtij programi, i cili ofron shumë aktivitete, është të lehtësojë procesin e përfshirjes sociale. Gjithsej 15 familje që morën pjesë në Pilot programin u zhvendosën në vendbanim të përkohshëm në vendbanimin në Vizbegovë.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...