Sipas Zyrës Shtetërore të Statistikave, numri i turistëve në mars të vitit 2018 ka qenë 53 836, ndërsa numri i bujave të shpenzuara ishte 108 638, çka paraqet një rritje prej 25.1%, ndërsa numri i bujave të shpenzuara është rritur për 18.7%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Numri i turistëve vendas në krahasim me muajin marsi të vitit 2017 është rritur për 18.5%, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 28.4%. Numri i bujave të shpenzuar nga turistët vendas në muajin mars të vitit 2018, në krahasim me muajin mars të vitit 2017 është rritur për 3.6%, ndërsa numri i bujave të shpenzuara nga turistët e huaj është rritur për 28.5%.
Në periudhën janar-mars të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rrit për 17.3%, dhe atë: numri i turistëve vendas u rritë për 10.1%, ndërsa numri turistëve të huaj u rritë për 21.5%.
3 413 turistë ka pasur nga Greqia, 2 103 nga Kosova, 3 913 nga Bullgaria, 1 834 nga Shqipëria, 3 665 nga Serbia, 3 072 nga Turqia, 1 447 nga Kroacia, 1000 nga SHBA, 931 nga Suedia, ndërsa vendet tjera janë në numër më të vogël.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...