Niveli i ujërave gati se në të gjithë lumenjtë e Maqedonisë është dyfish më shumë në krahasim me mesataren e dhjetorit, tregojnë matjet e sotme të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.
Rritje më të madhe për rreth shtatë herë ka në lumin e Treskës, ndërsa gati dyfish është rritur niveli i Vardarit në Jegunovcë dhe te Zajçev Rid në Shkup. Dyfish është rritur niveli i ujit edhe në Pçinjë dhe në Kriva Pallankë. Përjashtim bën lumi i Sateskës ku niveli i ujit është 17 centimetra nën kuotën normale.
Sa i përket liqeneve, ka rritje në Liqenin e Dojranit dhe në Liqenin e Prespës, ndërsa ulje të vogël në nivelin e Liqenit të Ohrit.
Për nder të Ditës Botërore të Fëmijëve, Kurti merr pjesë në ...
Fillojnë punimet për transformimin e rrugës “Rexhep Lu...
“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia ...
Lamtumirë Nadal – demi përshëndetet me tenisin
Kumbaro uron një ditë të mbarë nga Parku i Madh i Tiranës
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 4 mijë dronë inteligje...