Një automjet me material zgjedhor nga votimi i djeshëm në Komunën e Gostivarit është kapluar nga flaka këtë mëngjes në rrugën për në Shkup. Arsyet e incidentit nuk dihen deri më tani, por ajo që dihet është se askush nuk është lënduar në këtë ngjarje, e as nuk janë dëmtuar fletëvotimet, konfirmon zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski.
“Këtë mëngjes në orën 4:30 në SPB Tetovë është raportuar se një automjet “Ford Transit” me targa të Gostivarit, drejtuar nga 35-vjeçari F.A. nga Gostivari, ka marrë flakë derisa po lëvizte në afërsi të stacionit të pikë pagesës në Tetovë. Pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor të Gostivarit ishin në automjet, duke transportuar materialin zgjedhor për në Shkup. Materiali nuk u dëmtua fare dhe u transferua në një automjet tjetër dhe u dërgua në Komisionin Shtetëror Zgjedhor”, tha Josifovski.
Personi F.A. në një moment, ndërsa po ngiste, ai vuri re tym që dilte nga pjesa e përparme e veturës. Së bashku me katër anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, ata dolën nga automjeti afër pikë pagesës në Tetovë dhe për shkaqe sigurie vendosën të thërrasin një automjet tjetër për të vazhduar rrugën për në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në Shkup./Telegrafi/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin