Një pjesë e analistëve presin që më 19 janar kur është caktuar dhe vazhdimi i bisedimeve për problemin e emrit mes negociatorëve me Nimic, të fillojnë dhe bisedimet serioze e pas deklaratave nga të dy qeveritë se kjo problematikë të zgjidhet në pjesën e parë të këtij viti.
Në ndërkohë që në Greqi po rriten tensionet për emrin, përkrahësit e kampanjës të cilën e drejtojnë nën moton ‘Maqedoni do të thotë Greqi’ paralajmërojnë protesta në Greqinë veriore duke kërkuar që termi Maqedoni të mos futet në emër e ku kanë dorëzuar edhe peticion që është dorëzuar deri tek kryeministri Cipras ku edhe nënshkrimet do të mblidhen deri më 31 janar.
Bisedimet për emrin zgjasin nga viti 1993, në pjesën e parë negociator ishte sekretari amerikan Sajrus Vens që në vitin 1999 atë vend e mer Metju Nimic kur Greqia hap pas hapi edhe tërhiqet nga kërkesa që krejtësisht të mos shfrytëzohet emri Maqedoni ndërkohë që Maqedonia tregoi gatishmëri për pranimin e emrit në këtë drejtim.
Deri në shkurt të vitit 2008 janë përmendur shumë emra, Republika kushtetuese e Maedonisë, Republika demokratike e Maqedonisë, Republika e pavarur e Maqedonisë, Republika e re e Maqedonisë, Republika Maqedonia e epërme, që në mars të vitit 2008 Nimic propozoi emrin Republika e Maqedonisë me alfabet kirilik ndërkohë që në nivel ndërkombëtarë të përdoret emri Republic of Macedonia (Skopje). Propozimi ishte dorëzuar para samitit të Natos e që ishte hedhur poshtë nga pala greke.
Në takimin e fundit të negociatorëve pas një pauze prej tre vitesh, Nimic deklaroi se nuk ka ndonjë zgjidhje të re për emrin që mund të bëhet publik dhe të zgjidhet tërësisht por ishte shtyrë gjatë dhe se një kompromis eventual do të kërkohet që të modifikohet në propozimet të cilat tashmë janë në tavolinë për disa dekada./zhurnal.mk/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?