Në Shkup mbrëmë ka pasuar një erë e fuqishme me shpejtësi prej rreth 70 kilometra në orë.
Në disa pjesë të qytetit, janë rrëzuar pullaze të shtëpive dhe janë shkulur pemë, duke bllokuar trafikun. Qyteti i Shkupit paralajmëroi qytetarët që të jenë të kujdesshëm.
“Ekipet e qytetit janë në terren, ndërsa nga ndërmarrja ‘Parqet dhe Gjelbërimi’ tanimë janë në terren ku po i largojnë degët e drunjve të rënë”, theksohet në faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit. Për shkak të erës së fuqishme dhe motit të lig disa zona të kryeqytetit kanë ngelur pa energji elektrike./ina
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...