Erdogan, ne jemi gjithmonë pranë vëllezërve tanë në Ballkan

12:09 | 9 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur përfundimin e turit ballkanik 3 ditorë që përfshin Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë, ku ka thënë se “Jemi gjithmonë pranë vëllezërve tanë në Ballkan”.

Në një postim nga llogaria e tij në facebook, Erdogan tha se ka përfunduar turin 3 ditorë në Ballkan që përfshin Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë.

“Ne jemi gjithmonë pranë vëllezërve tanë në Ballkan me të cilët kemi pasur një unifikim të fatit në të kaluarën, kemi ndarë një histori dhe gjeografi të përbashkët dhe me të cilët kemi lidhje njerëzore dhe kulturore”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme