Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se gjatë 8-9 viteve të fundit, disa janë përpjekur në çdo mënyrë, nga një komplot deri te një grusht shteti, ta bëjnë Türkiye-n jofunksionale, ndërsa sipas tij, plumbi i fundit i këtyre sulmeve tinëzare është shtënë në drejtim të ekonomisë turke.
Erdogan foli në Pallatin Dolmabahçe në Istanbul, ku prezantoi Dokumentin e Strategjisë Financiare dhe foli edhe për ngjarjet aktuale.
“Nëse flas hapur, në 8-9 vitet e fundit, disa janë përpjekur në çdo mënyrë, nga komploti deri te grusht shteti, ta bëjnë Türkiye-n jofunksionale.
Plumbi i fundit i këtyre sulmeve tinëzare është shtënë mbi ekonominë tonë. Por, ndodhi diçka që ata nuk e prisnin, lufta jonë kundër kurtheve të ngritura ndaj nesh na ka bërë më të fortë”, tha Erdogan.
Ai tha se Turqia do të tejkalojë problemet me të cilat po përballet.
“Ne do të tejkalojmë problemin e inflacionit që kemi ndjerë prej disa kohësh si rezultat i tendencave globale. Në dashtë Zoti, së bashku do të ndërtojmë ‘shekullin e Turqisë'”, tha Erdogan.
Ai vuri në dukje se kriza ekonomike globale vazhdon të shkatërrojë botën, duke krijuar probleme të reja gjatë gjithë kohës./AA/
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...