Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi, ka realizuar takim me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin kanë diskutuar rreth bashkëpunimit të dy vendeve dhe gjendjes së rajonit.
Erdogan në takim me Xhaferin ka thënë se Turqia ka qenë ndër shtetet e para që ka pranuar emrin kushtetues të Maqedonisë dhe se do të vazhdojnë që ta mbështesin shtetin në rrugën euroatlantike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Presidenti turk ka theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik, si dhe reafirmimit të këmbimit tregtar mes Turqisë dhe Maqedonisë.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili është i shoqëruar nga deputetët Vesel Memedi, Enes Ibrahim dhe Jusuf Hasani, ka shprehur falënderime për takimin dhe është ndarë i kënaqur nga intenziteti i takimeve të nivelit të lartë shtetëror.
Në fund të takimit bashkëbiseduesit kanë konstatuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe diplomatik, në të mirë të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...
Elon Musk kritika gjykatësve italianë për çështjen emigrantë...