Shkeljet e fundit të marrëveshjes së paqes së vitit 2020 nga ana e Armenisë, që rezultuan në tensione të reja kufitare me Azerbajxhanin, janë “të papranueshme”, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, duke përsëritur mbështetjen e Ankarasë për Azerbajxhanin.
Duke folur në një ngjarje në kryeqytetin Ankara, Erdoğan tha se Türkiye i sheh tensionet e fundit kufitare si rezultat i shkeljes nga Armenia të marrëveshjes së nëntorit 2020 që i dha fund luftës së Karabakut që rezultoi në fitoren e Azerbajxhanit, duke shtuar se ai i konsideron këto shkelje “të papranueshme”.
Erdoğan përsëriti gjithashtu mbështetjen e vendit të tij për Azerbajxhanin, duke thënë: “E gjithë bota duhet ta dijë se ne qëndrojmë pranë vëllezërve tanë azerbajxhanas”
Türkiye shpreson se Armenia do të tërhiqet nga rruga e gabuar dhe të bëjë përpjekje për paqen, tha ai, duke shtuar se Armenia do të përballet me ‘pasoja’ për ‘qëndrimin e saj agresiv’ dhe shkeljen e marrëveshjes.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë pasur marrëdhënie të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nagorno-Karabakun, i njohur gjithashtu si Malësia e Karabakut, territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Në vitin 2020, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe mbi 300 vendbanime dhe fshatra që ishin të pushtuara nga Armenia, dhe luftimet përfunduan me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia./AA/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...