Në Tuz po zhvillohen zgjedhjet komunale, ku partitë shqiptare janë të bashkuara. Tuzi është komunë me shumicë shqiptare dhe është krijuar vitet e fundit nga qeveria e Malit të Zi si njësi komunale më vete.
Një prej shqiptarëve në Tuz, Sead Nikaj, ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të votuar, ndërsa hyrja e tij në aeroport është shoqëruar me incident për shkak të bërjes së simbolit të shqiponjës.
Shqiptari: Unë kam ardhur për të votuar, pasi partitë tona u bashkuan pas disa dekadash. Hapin e parë e bënë vendasit. Po kryejmë obligimin që kemi ndaj Tuzit.
Sapo dola nga avioni më shihnin me një sy shumë të keq. Më ndanë në një dhomë. Kur dola, përshëndeta familjarët e mi me një shqiponjë krenare. Policët më thanë këtë bëje në një vend tjetër. Unë këtu se kjo është toka ime. Fitues jemi sepse jemi të bashkuar. Do ta marrim Malësinë në dorë. Situata është e qetë. /oranews
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...