Pushteti dhe opozita mbetet ende pa marrëveshje se kush do të bëhet ministër i MPB-së në Qeverinë teknike.
Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dje në telefon kanë biseduar rreth propozimeve të opozitës maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga partia opozitare maqedonase thonë se Mickoski e ka njoftuar kryeministrin për emrat e propozuar por edhe se partia mbetet në propozimin që Dragan Kovaçi ta udhëheqë MPB-në 100 ditë para zgjedhjeve.
Nga LSDM brifojnë se Zaev ka kërkuar propozim të ri për në MPB. Ministri Oliver Spasovski thotë se është kundër militarizmit të ministrisë dhe se nuk dihet kur do të përfundojnë bisedat me opozitën.
Por, edhe nga LSDM dhe nga partia maqedonase opozitare nuk ka përgjigje se kur do të ketë marrëveshje përfundimtare për Qeveri teknike. Të dyja palët shprehen të bindura se ketë marrëveshje para 3 janarit.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...