Nga VMRO DPMNE, mbrëmë thanë se po bëhet dramë nga pushteti për të zënë ish kryeministrin Nikolla Gruevski, duke pohuar se Gruevski nuk është në selinë e tyre dhe aty ka gati 6 muaj që nuk është futur.
Policia e Maqedonisë është vënë në kërkim për ta arrestuar ish kryeministrin Nikolla Gruevski, por ata ende po e kërkojnë vetëm brenda Maqedonisë dhe nuk kanë lëshuar një flet arrest ndërkombëtar.
“Zhurnal” mëson se policia mbrëmë ka mbajtur nën vëzhgim disa lokacione në Shkup, në mesin e të cilëve edhe selinë e VMRO DPMNE-së, por pa u futur brenda, një banesë në lagjen Autokomandë hapësirën për rreth ambasadës së Hungarisë ku mendohet se Gruevski mund të ishte fshehur.
Jozyrtarisht besohet se Gruevski ka mundur të udhëtojë drejt Hungarisë,ku mund do të kërkojë azil politik, duke pasur parasysh miqësinë e tij të vjetër më kryeministrin hungarez Viktor Orban, një kundërshatr i hepërashershëm i politikave të BE-së.
Nga VMRO DPMNE, mbrëmë thanë se po bëhet dramë nga pushteti për të zënë ish kryeministrin Nikolla Gruevski, duke pohuar se Gruevski nuk është në selinë e tyre dhe aty ka gati 6 muaj që nuk është futur.
Madje nga VMRO DPMNE në konferencë thanë se nëse policia ka urdhëresë për bastisje në seli, atë mund ta bëjnë në praninë e tyre por të sigurohen se aty nuk është Nikolla Gruevski.
Gjatë ditës së sotme priten informacione më të hollësishme nga ana e policisë, për faktin se nëse ish kryeminsitri është larguar apo jo nga Maqedonia. Nëse e ka bërë një gjë të tillë, atëherë ai do të kishte bërë në mënyrë ilegale pasi që të njëjtit iu është marrë pasaporta.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?