Grupet e punës të partive parlamentare edhe sot punojnë në mënjanimin e mosmarrëveshjeve që u paraqitën gjatë zbatimit të mbrëmshëm të asaj që është dakorduar nga takimi i liderëve.
Koordinatorët e grupeve të deputetëve për MIA-n konfirmuan se që mbrëmë është harmonizuar Ligji për Qeverinë në pjesën e qeverisë teknike dhe se në të do të ketë nënshkrime nga të gjithë grupet e deputetëve, duke e përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në. Sipas burimeve në partitë qeveritare, problem është shfaqur kur është dashur të implementohet ajo që është dakorduar për financim të partive politike dhe kur përveç në Ligjin për financim të partive politike, opozita ka kërkuar edhe ndryshim në nenin 165 nga Kodi Penal.
Burime nga grupet e deputetëve, megjithatë, janë optimistë se marrëveshje do të arrihet dhe se deri të shtunën do të mund të votohet ajo që është dakorduar në takimin e liderëve duke e përfshirë edhe KSHZ-në.
Në të kundërtën, nga LSDM-ja dhe BDI-ja theksojnë se mbetet i hapur opsioni që ta votojnë përbërjen e KSHZ-së me 61 vota sipas ndryshimeve të propozuara të Kodit Zgjedhor, të cilët ende janë tërhequr, gjegjësisht pa opozitë, opsion të cilin thonë se nuk e dëshirojnë duke e pasur parasysh momentin historik për Maqedoninë.
Për qëndrime zyrtare për atë se pse mbrëmë Kuvendi nuk i miratoi ligjet e dakorduara dhe nuk zgjodhi anëtarë të KSHZ-së edhe pse të paralajmëruara, të gjithë grupet e deputetëve udhëzojnë në shtabet partiake ku tanimë janë caktuar konferenca shtypi.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist