Data e mundshme e zgjedhjeve lokale nuk dihet akoma, edhe pse jozyrtarisht përmendet 17 tetori. Partitë politike megjithatë thonë se nuk kanë diskutuar për këtë temë, as brenda tyre dhe as në bisedime ndërpartiake. Sipas LSDM-së, në fuqi është marrëveshja mes dy liderëve politik Zaev dhe Mickoski që zgjedhjet të mbahen në gjysmën e dytë të muajit tetor dhe mbi atë do të merret një vendim me konsensus.
Gjysma e dytë e muajit tetor ka tre të diela, 17, 24 dhe 31 tetor.
OBRM-PDUKM-ja nuk komenton 17 tetorin si datë për votimin në rrethin e parë dhe 31 tetorin si rreth të dytë.
“Do të prisnim që data e mundshme e zgjedhjeve të zyrtarizohet. Ka edhe institucione të sistemit që kujdesen për zbatimin e Kodit zgjedhor, si KSHZ-ja dhe kryetari i Kuvendit t’i shpallë ato. Por do të presim që kjo të zyrtarizohet që të mund të artikulojmë qëndrim konkret për këtë çështje”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Partitë politike u pyetën edhe për përkimin e mundshëm të ditëve të fushatës me periudhën e regjistrimit të popullsisë dhe sa mund të ndikojë njëri proces mbi efikasitetin e procesit tjetër. As për këtë çështje nuk dhanë përgjigje. Regjistrimi i popullsisë, në bazën e një marrëveshje politike është shtyrë për më datat 5 deri 30 shtator. Kjo ishte arsyeja që ndikoi edhe në zhvendosjen e zgjedhjeve lokale për në gjysmën e dytë të tetorit. Megjithatë nëse mbahen më 17 tetor, ditët e para të fushatës zgjedhore përkojnë më ditët e fundit të regjistrimit.
Në tetor dhe në fillim të nëntorit përfundon edhe mandati i disa kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal. Data e përfundimit të mandatit varion për secilin kryetar dhe këshill varësisht datës së verifikimit të mandateve të tyre në vitin 2017./Alsat/
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...