Ende nuk dihen kur do të arrijnë vaksinat ruse në Maqedoni

13:55 | 27 Shkurt 2021
A. B.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha tha se ende nuk dihet se kur do të arrijnë vaksinat ruse dhe kineze kundër coronavirusit.

“Nuk dua të spekuloj, dëshiroj të jem prezis atëherë kur saktë do ta dimë se kur do të arrijnë. U zgjat pak”, tha Filipçe.

Ai pret që bisedimet të përfundojnë se më shpejt dhe se çdo ditë ka pyetje të reja nga kompanitë.

“Me kompaninë ruse bisedojmë në mënyrë intensive këto ditë pas nënshkrimin të marrëveshjes dhe natyrisht edhe me kompaninë kineze”, tha Filipçe./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme