Në Forumin e Bled-it që u zhvillua në Slloveni, ministri i Jashtëm, Miro Cerar kërkoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kërkesa u bë gjatë takimeve që Cerar zhvilloi me homologët e Finlandës dhe Spanjës, ky i fundit kandidat për postin e Përfaqësuesit të BE-së për Politikën e Jashtme.
Në bisedimet me Josep Borrell dhe Pekka Haavisto, Cerar theksoi rëndësinë e hapjes së negociatave me dy shtetet ballkanike që në muajin tetor, në samitin e liderëve të BE-së.
Ky angazhim i Sllovenisë në hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin vjen edhe si rrjedhojë e synimit për të marrë drejtimin e Komisionit për Zgjerim. Lubjana ka propozuar emrin e Janez Lenarčič, kryetar i delegacionit në BE, si kryetar të ri të këtij komisioni, pas përfundimit të mandatit të austriakut Johannes Hahn./TCH
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...