Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias në gjysmën e dytë të muajit duhet të arrijë në Shkup dhe ta prezantojë projekt – versionin për zgjidhjen e kontestit me emrin.
Këtë e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev dhe shtoi se Koxias do të aterojë në aeroportin në Shkup dhe do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ndërsa raundi i ri për procesin negociues nën udhëheqjen e ndërmjetësuesit, Matthew Nimetz pritet të caktohet në fund të marsit apo në fillim të prillit.
Zaev, në takimin e së dielës me liderin e OBRM-PDUKM-së Hrisitian Mickoski tha se nuk ka ndonjë lëvizje lidhur me problemin me emrin.
“Kemi paralajmërim të re se Kotzias do të fluturojë javën e tretë apo të katërt të marsit, ku që me arritjen e tij në aeroportin e Shkupit do të mund të bëhen përpjekje që disi t’i përafrojnë qëndrimet, mes vete të informohen, t’i këmbejnë pritjet apo të ngjashme, ndërsa procesi negociues do të vazhdojë nën udhëheqjen e ndërmjetësuesit Nimic”, tha Zaev duke theksuar se nuk kanë marrë projekt version dhe se pritet i pari të vijë me Koxiasin.
Shpresoj se për këtë çështje mund të ndërtohet konsensus kombëtar.
Maqedonia dhe Greqia do të përpiqen t’i përafrojnë qëndrimet para takimit me Nimicin, ndërsa si është situata aktuale nuk kumtohet në opinion, ndërsa gazeta greke “Katimerini” publikoi për çfarë deri më tani janë dakorduar të dyja palët.
Emrin, përmasat e përdorimit dhe akronimet janë tre kapitujt për të cilat Athina dhe Shkupi kanë arritur marrëveshje, sipas gazetës greke, e cila komenton se negociatat po shndërrohen në një gjëegjëzë pa zgjidhje edhe krahas optimizmit të madh në fillim nga Athina.
Qeveria greke, siç shkruan “Kathimerini”, tani është duke u ballafaquar edhe me Demokracinë e Re opozitare, e cila kërkon ndryshim të Kushtetutës, por “Shkupi” përmes intervistave të vazhdueshme të kryeministrit Zaev, reagon në mundësinë për ndryshimin e “Kushtetutës”.
Ndryshimi i Kushtetutës dhe emrit i cili nuk do të rrezatojë irredentizëm, ndërsa do të sigurojë tre garanci: “jo” për ndryshimin e kufijve , “jo” për bashkësitë etnike jashtë kufijve dhe “jo” për gjuhë që insiston në të drejta jashtë kufijve të cilat i theksoi Presidentit grek Preokopis Pavloupulos, janë parakushtet për zgjidhjen e kontestit me ermin dhe arritjes së marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit.
Marrëveshje ndërkombëtare që do të çonte drejt ndryshimit të dispozitave kushtetuese që përmbajnë irredentizëm dhe përcaktues të emrit, janë parakushtet për zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve sipas ministrit të ri alternativ të Mbrojtjes së Greqisë, Fotis Kuvelis.
Sipas “Kathimerinit” edhe krahas vështirëve që ekzistojnë, Tsipras është fuqishëm i përkushtuar në zgjidhjen e problemit, edhe pse e din se ekziston rrezik për probleme të mundura në Qeveri për shkak qëndrimit të Panos Kamenosit.
Ndërkohë në Greqi është paralajmëruar protestë para Parlamentit grek dhe grevë e përgjithshme 48-të orëshe. Organizatorët e protestave për “mbrojtjen e emrit Maqedonia” në Greqi planifikojnë të mbajnë protestë të përgjithshme 48 orëshe në rast se marrëveshja eventuale dorëzohet që deputetët të japin dritë të gjelbër. Ata kërkuan shpallje të referendumit për këtë çështje.
Organizatorët e diasporës greke për 18 mars paralajmëruan protestë para selisë së KB-së në New York. /Express/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...