Emri i Maqedonisë, Zaev: Jap dorëheqjen nëse referendumi nuk ka sukses

11:32 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i pyetur se a do të jep dorëheqje nëse referendumi për emrin nuk ka sukses është shprehur i vendosur se do ta bënte një gjë të tillë.

“Po, do të largohem nga pozita e kryeministrit, nëse nuk ka sukses referendumi. Por jam i sigurt se do të ketë sukses”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

“Pres përqindje serioze 75-85%, në pajtueshmëri me atë se sa janë deklaruar qytetarët për anëtarësim në BE dhe NATO. Qytetarët nuk kanë çfarë të zgjedhin, nuk kanë alternativë tjetër. Ata vetëm duhet ta konfirmojnë se duan që Maqedonia të jetë anëtarësim në BE dhe NATO”, tha Zaev.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme