Google ADS

Emri i Maqedonisë, planifikohet protestë e re në Greqi

15:10 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Protestë para Kuvendit të Greqisë dhe grevë e përgjithshme 48-orëshe planifikohet të mbahet nga organizatorët e demonstratave “për mbrojtjen e emrit të Maqedonisë” në Greqi, në rast se marrëveshja eventuale do t’i parashtrohet deputetëve për të dhënë dritën jeshile.

Njëri nga organizatorët, Othon Jakovidis, siç raportoi korrespodenti i MIA-s nga Athina, për televizionin grek Skaj i zbuloi planet në rast se, siç thotë: “Qeveria nuk e merr parasysh porosinë të cilën e mori nga protesta dhe nuk i merr parasysh anketat e opinionit publik”.

“Nëse kjo çështje arrin në Kuvend, ndërsa paraprakisht nuk shpallet referendum, ne kërkojmë referendum që të mos arrijë deri në Parlament, por nëse arrin në Parlament, ne të njëjtën ditë do të shpallim grevë 48-orëshe, e cila në vazhdim do të bëhet traditë, nëse nuk plotësohen kërkesat tona, gjegjësisht kërkesat e qytetarëve. Në të njëjtën kohë do t’i bëjmë thirrje popullatës greke për të dalë në Sintagma, për të rrethuar Kuvendin për ta mbrojtur demokracinë dhe Maqedoninë”, thotë për Skaj TV Jakovidis nga lëvizja “Thermaikos ora miden”.
Organizatat nga diaspora greke për më 18 mars kanë paralajmëruar protesta para selisë së KB-së në Nju Jork, ndërsa dje në qytetin e Greqisë, Polikastro u mbajt tubim për Maqedoninë.

Qytetarët e mbledhur nga qendra e qytetit, duke brohoritu “Maqedonia greke”; “Aleksandër ti jeton, ti na udhëzon”; “Popullata nuk harron, i var tradhtarët”, provuan që të depërtojnë në kufirin me Maqedoninë, megjithatë u ndaluan nga policia. Pas disa incidenteve të vogla, pasi që një pjesë e protestuesve u përpoqën të përçanin bllokun e policisë, qytetarët nuk e arritën qëllimin e tyre, kalimin kufitar dhe më pas u kthyen prapa./Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme