Emri i Maqedonisë, Kammenos kërkon referendum

11:26 | 14 Janar 2018
Arbresh.info

Kreu i partisë së koalicionit qeveritar “Greket e Pavarur”, Panos Kammenos, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes, në një intervistë për gazetën e së dielës “Demokraracia” ka kërkuar mbajtjen e një referendumi për emrin e Maqedonisë.

 Sipas tij populli grek duhet të vendosë atë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e njerëzimit, dhënien e historisë dhe civilizimit të tij, një populli tjetër.

Ministri grek që ka deklaruar prej kohesh se nuk do të pranojë kurrë që emërtimi i fqinjit verior të Greqisë të përmbaje termin “Maqedonia”, thekson në intervistën e tij se “nëse kjo ndodh, do të kemi një tkurrje të civilizimit grek në shekujt që vijnë”.

Duke hedhur poshtë zërat për një krizë brenda koalicionit qeveritar Kammenos deklaron se ka besim të plote tek negociatat që po zhvillon ministri i Jashtëm Nikos Kotzias.

Çështja e emrit që është kthyer në temën më të mprehtë politike të ditëve të fundit në Greqi, mbizotëron thuajse në shumicën e gazetave të së dielës. “Nuk ekziston një komb maqedonas” – deklaron tek “Real News”, ish-kryeministri grek Kostas Karamanis.

“Integrimi i Shkupit ne NATO kalon nga Greqia” – theksojnë zyrtare të lartë të aleancës euroatlantike për gazetën Ethons.

68% e grekeve thonë “jo”, që termi Maqedonia të jetë pjese e emrit të shtetit fqinj është rezultati i një sondazhi për gazetën “Proto Thema”

“Sallate maqedonase” –shkruan “To Vima” në kryeartikullin e saj ku thekson midis të tjerash se duket që “Kotzias dhe Dimitrov do të shmangin negociatorin e OKB duke e marrë vetë përsiper procesin”.

Ndërsa emri Maqedonia duket se ka përçarë partitë dhe opinionin publik në dy vendet, sipas “To Vima” amerikanet dhe europianët kërkojnë që çështjen e mprehtë ta zgjidhin vetë kryeministrat Tsipras dhe Zaev.

 Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme