25 qershori do të jetë afati i fundit për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Shkupit dhe Athinës.
Kjo datë përkon me takimin e Këshillit Evropian dhe me takimin e ministrave të jashtëm të 29 vendeve anëtare, kur pritet të aprovojnë fillimin e bisedimeve të Maqedonisë për anëtarësim në BE
Por, autoritetet qeveritare thonë se për këtë vendim shtetet anëtare duhet të dinë nëse ka apo jo marrëveshje me Greqinë.
Jemi në metrat e fundit të së ashtuquajturës maratonë 25 vjeçare për zgjidhjen e çështjes së emrit, tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani.
“Mendoj që ka hapësirë për tejkalim të dallimeve, të cilët sipas meje më shumë janë në atë sesi interpretohen çështjet e shkruara në letër, sesa principet e dakorduara. Duhet të jemi të kujdesshëm në këtë periudhë, nuk do të mund të flas më tepër, për shkak se siç thash, janë momente vendimtare. Por, e di që vullneti është këtu dhe të gjithë miqtë janë të përfshirë për ndihmuar këtë proces”, tha Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për çështje Evropiane.
Një përgjigje menjëherë erdhi nga një përfaqësues i vendeve mike, siç i quajti Osmani. Ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar, tha se të gjithë po presin me padurim rezultatet e të dyja palëve që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e emrit.
“Mendoj se të gjithë ne këtu i presim me padurim rezultatet e negociatave shumë intensive të bisedimeve që po zhvillohen dhe mendoj se të dy palët do të mund në gjejnë të gjejnë një zgjidhje, e cila do të jetë e mirë jo vetëm për të dyja vendet, por do të jetë një zgjidhje për të gjithë rajonin dhe për të gjithë Evropën. Dhe natyrisht, për të ndodhur kjo duhet që ne të kemi durimin dhe besimin se kjo do të ndodhë”, tha Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së në Shkup.
Njëri nga tre propozimet e dala nga ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimic, mund të jenë vendimtar për emërtimin e ri të Maqedonisë.
Tani kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras pritet të marrin vendimin brenda këtyre dy javëve për të zgjedhur ndërmjet “e Veriut”, e Epërme” ose “e Re”.
Ndërkaq nga Ministri e punëve të jashtme të Maqedonisë, vazhdojnë të mbeten në njoftimin e mbrëmshëm se arritja e një zgjidhje të përhershme nuk duhet të bëhet në presion të kohës./TV21
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...