Emmanuel Macron konfirmon vizitën e tij në Serbi

19:57 | 11 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pranuar një letër nga homologu i francez, Emmanuel Macron, përmes së cilës konfirmon vizitën e tij në Serbi.

Në letër Emmanuel Macron vë në theks marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat sipas tij janë të bazuara në lidhje miqësore dhe të thella, veçanërisht “lidhja mes Serbisë dhe Francës ka të bëjë me vëllazërinë që i bashkonte të dy vendet gjatë Luftës së Parë Botërore”, shkruan “RTS”, transmeton  portali arbresh.info

Macron në letër ka përmendur edhe takimin mes tij dhe Vuçiç në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, ku edhe është diskutuar për vizitën e tij në Serbi, e cila pritet të ndodhë në fillim të vitit 2018./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme