I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach ka cekur se Britania e Madhe ka mbështetur normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai përsëriti se dënojnë sulmin terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Në një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve “Hina” , Peach e quajti atë një “incident të rëndë” dhe theksoi se autoritetet e Kosovës po bashkëpunojnë plotësisht në hetim, “gjë që ai e tha se e theksoi gjatë bisedimeve në Beograd”.
Peach gjithashtu shtoi se sasia e armëve të gjetura mund të ishte destabilizuese për Kosovën, për këtë arsye vlerësoi veprimet profesionale dhe të koordinuara të policisë së Kosovës.
Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë përfitime të të gjithë qytetarët e të dyja vendeve, por edhe rajoni më i gjerë, duke përfshirë edhe Kroacinë, dhe e ardhmja e Kosovës është ajo e një “republike multietnike”, tha Peach.
Ditë më parë në Kosovë ishte për vizitë, Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili më pas edhe para Parlamentit Britnaik ka sjellë në vëmendje incidentin e fundit në veri të Kosovës, të njohur si sulmi i Banjskës.
Cameron theksoi se kjo ngjarje tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare mbi pasojat që mund të shkaktoheshin në mungesë të ndërhyrjes nga Policia e Kosovës.
“Detyra jonë është të qëndrojmë të angazhuar në mbështetje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ai./Arbresh.info/
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...