Dënim prej 1 viti burg me kusht nëse në dy vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re penale. Ky është aktgjykimi i Gjykatës së Kërçovës për Sheqerim Ahmetin, i njohur si “El Cheka”.
Në aktgjykim thuhet se “El Cheka” nga data 29 deri më 31 maj të vitit 2019 në Facebook ka publikuar më shumë audio materiale të telefonatave të përgjuara, me çka u ka mundësuar përdoruesve të rrjetit social të njihen me përmbajtjet e bisedave të përgjuara.
Avokati i “El Chekës” Besnik Asanit, thotë se nuk është i kënaqur as nga vendimi e as nga rrjedha e procesit gjyqësor.
Asani thotë se vendimin do ta ankimojë në Gjykatën e apelit në Gostivar. Në fjalët përmbyllëse prokurorja Manka Janevska kërkoi “El Cheka” të shpallet fajtor, por gjatë shqiptimit të dënimit gjykata ta ketë parasysh faktin se i akuzuari është i ri dhe deri tani pa dosje gjyqësore.
“El Cheka i cili jeton në SHBA dhe i cili në periudhën e kaluar publikoi dhjetëra “bomba” për funksionarët e BDI-së, u gjykua në mungesë. “El Cheka” pohonte se materialet i ka marrë nga tre të dënuar në rastin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë.
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...