Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi. Ish-boksieri grek, Tassos Berdesis, 39 vjeç është ekzekutuar me kallashnikov, mëngjesin e sotëm në Vari, në Rrugën Andrea Papandreou 22.
Mediat fqinje shkruajnë se në vendin e ngjarjes u gjetën më shumë se 10 predha. Kjo është vrasja e tretë e ndodhur brenda dy javësh në Greqi. Nisi me vrasjen e një 58-vjeçari në Metamorfosi dhe dje në Sepolia, ku një shqiptar gjithashtu u vra.
Dyshimet e para në lidhje me vrasjen e ish-boksierit dhe pista ku po hetohet është ajo e pastrimit të parave. Mësohet se autorët në momentin që qëlluan shënjestrën e tyre kishin hipur në një xhip të zi luksoz, nga ku e qëlluan atë në kokë, në momentin që ish-boksieri ishte drejtuar për të shkuar në klubin e boksit.
Sipas një dëshmitari okular të vrasjes, të shtënat u dëgjuan qartë, megjithatë, ai thotë se besonte që ishte një lloj prove e autoriteteve, ndërsa shtoi se nuk e njihte viktimën.
Ai në meçin debutues në boksin profesionist e kishte mposhtur boksierin shqiptar Shefat Isufi./Tch
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë